Emocionet – Përshëndetje Fëmijë – Sezoni 1 – Episodi 7
Në episodin e pestë të Përshëndetje Fëmijë, Tina i fton fëmijët të zbulojnë botën magjike të emocioneve. Me përkujdesje dhe empati, ajo ndihmon të vegjlit të kuptojnë ndjenjat si gëzimi, trishtimi, zemërimi dhe frika, përmes skenave të animuara, këngëve argëtuese dhe ushtrimeve ndërvepruese.
Ky episod është krijuar për t’i ndihmuar fëmijët të shprehin më lehtë emocionet e tyre dhe të mësojnë se çdo ndjenjë ka rëndësinë e saj. Me stilin e saj të ngrohtë dhe edukativ, Tina i udhëheq fëmijët në një rrugëtim për të njohur dhe kuptuar botën e brendshme emocionale.
Përralla e Natës – Ngjyrat që Mungonin
Një histori e butë dhe edukative që përçon vlera si falja, ndarja dhe miqësia. Fëmijët do të mësojnë të përdorin kreativitetin në situata sfiduese, të zgjidhin konfliktet me mirësi dhe të kuptojnë rëndësinë e dialogut në vend të zemërimit.
Kjo video është pjesë e serisë së dashur “Përralla e Natës”, me ilustrime të bukura, zë të ngrohtë dhe muzikë qetësuese – perfekte për netë të qeta dhe përgatitje për gjumë.
Format Gjeometrike - Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 4
Në episodin e katërt të Përshëndetje Fëmijë, Tina, aktorja e jonë e dashur, udhëheq fëmijët në një aventurë emocionuese në botën e formave gjeometrike! 🎨 Me pasionin e saj për edukimin dhe dashurinë për mësimin e matematikës, Tina ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të mësojnë për trekëndëshin, katrorin, rrethin dhe shumë forma të tjera, duke i shpjeguar me plot energji dhe entuziazëm. Përmes lojërave, animacioneve dhe efekteve speciale, fëmijët do të zbulojnë formën dhe rolin e çdo figure, duke u afruar më shumë me konceptet e matematikës.
Planetet- Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 5
A jeni gati të eksploroni hapësirën dhe të zbuloni planetet e sistemit tonë diellor? Në këtë episod magjik, Tina ju prezanton me planetet dhe pamjet e tyre interesante! Nga Merkuri deri te Neptuni, mësoni emrat për secilin planet. 🚀🪐
Numrat - Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 1
Mirë se vini në episodin e parë të Përshëndetje Fëmijë! Tina nis një udhëtim të veçantë në botën e numrave. Përmes lojërave argëtuese dhe efekteve speciale, fëmijët do të zbulojnë se sa emocionuese është të mësojnë numrat me Tinën! Ky është vetëm fillimi i aventurës, pasi episodi i dytë “NGJYRAT” dhe episodi i tretë “SHKRONJAT” do të vijnë së shpejti në këtë kanal.
Shkronjat- Përshëndetje Fëmijë - Sezoni 1 - Episodi 3
Në episodin e tretë të Përshëndetje Fëmijë, Tina, aktorja e talentuar dhe fituese e çmimeve në festivale të ndryshme, udhëheq fëmijët në një aventurë të veçantë në botën e shkronjave të alfabetit shqip. Me pasionin e saj për artin dhe dashurinë për gjuhën shqipe, Tina ndihmon fëmijët të kuptojnë dhe të mësojnë çdo shkronjë me plot gjallëri e energji. Përmes lojërave të bukura, animacioneve dhe efekteve speciale, fëmijët zbulojnë fuqinë dhe bukurinë e çdo shkronje, duke u afruar më shumë me gjuhën shqipe.